Recent posts

#11
WebFaqa juaj / Faqet mbeshtetese te Albaniair...
Last post by Administrator - May 24, 2024, 07:12 PM
Ketu po Listoj Faqet mbeshtese te ketij rrjeti.

PS: Nese kerkoni partneritet & Shkembime Linqesh/banerash Komentoni ketu!

-: http://www.albaniairc.com/
-: http://www.fajtori.net/
-: https://www.ejaketu.com/
-: http://www.netedy.eu/
-: http://www.ecmekohen.de/
#12
Rregullorja & Njoftime / Privatesia dhe Anonimiteti!
Last post by Administrator - May 24, 2024, 07:05 PM
Privatesia dhe Anonimiteti!
Privatesia dhe Anonimiteti i Anëtarëve të Forumit

Përdoruesit e Internetit mbarë botës, në këtë Forum/Bord diskutimesh kanë mundesine te rregjistrohen duke u shoqeruar nje profil me nje Emer Identifikues Unik ne te gjithe forumin.

Ne rregjistrin/databazen tone rregjistrohen dhe ruhen ne menyre sekrete nga stafi dhe anetaret e tjere, te gjitha te dhenat dhe hapesirat ne profilin e anetarit (duke perjashtuar ato publike).

Forum.fajtori.net NUK ndan asnje lloj informacioni me te tjere dhe NUK ben asnje marreveshje per asnje lloj informacioni mbi te dhenat e Anetareve te rregjistruar.

Albaniairc.com & Fajtori shton te drejten te rregjistroj dhe arkivoj te gjithe adresat IP te Anetareve ne forum. Per çeshte sigurie dhe per çdo thyerje te ligjeve keto informacione do ti raportohen instituteve ligjore ne shtetin perkates.

Si anetare i Forum.fajtori.net Kushtet e forumit te vena ne funksion nga drejtuesit e Forumit!
#13
Faqja ka shume avantazhe. Te gjitha faqet jane dinamike. Kjo do te thote qe sa here qe ju do te vizitoni fajtori do te gjeni material te ri mbi historine, muziken, letersine, lajmet e fundit dhe shume tema te ndryshme. Gjithashtu, vizitoreve u jepet mundesia te shprehin mendimet e tyre ne vete faqet e projektit. Kjo do te sqarohet me poshte.

Tani do fillojme procesin e hapjes se faqes....

Ne krye te faqes do shikoni logon e Fajtori.
Ne menune poshte logos do te gjeni.....

Menuja

Rregjistrohu
Te gjithe vizitoret duhet te regjistrohen per te hapur faqet e fajtori dhe per tu dhene mundesia per te postuar mendimet e tyre. Kjo do te thote qe ju duhet te mbani mend dhe nje emer dhe fjalekalim tjeter. E dime qe ju keni shume per email, forum, chat por u premtojme se kjo do jete llogaria e fundit.

Historia
Ky version do jete i njejte me te ate te vjetrin. Ketu do te gjeni materiale te shkeputura nga libra te ndryshem Shqiptare dhe te huaj per historine e Shqiperise.

Muzike
Kjo faqe do te jete gjithashtu e njejte. Faqja e muzikes do hapet ne nje dritare te re dhe nuk ka ndryshuar nga ajo e vjetra. Klikoni mbi butonin e muzikes per te degjuar mbi 700 kenge shqiptare nga me shume se 50 kengetare.

Letersia
Ky button do tu drejtoje ne faqen e letersise ku ju jepet mundesia te shfletoni me qindra faqe dhe te lexoni vjershat e Naimit, Cajupit dhe shume poeteve te tjere.
Ne kete seksion do te postojme dhe shume poezi nga vizitoret tane te talentuar.

Lajme
Ne faqen e lajmeve do te gjeni lidhje direkte me shume agjenci lajmesh. Mund te degjoni emisione te ndryshme lajmesh me audio dhe video nepermjet valeve te internetit.

Forum
Duke shtypur kete buton do te hapet nje dritare e re per forumin shqiptar. Forumi u jep mundesine te diskutoni mbi shume tema me vizitore te tjere.

Chat
Ky eshte seksioni me i famshem i fajtori pas muzikes pasi u jep mundesine shqiptareve te llafosen me njeri tjetrin nga e gjithe bota. Kjo eshte dhoma me e vizituar ne internet dhe do te gjeni te pakten 100 vizitore ne cdo kohe te dites dhe nates te gatshem per nje dore muhabet ne shqip. Shumica e vizitoreve jane ne moshe te re por cdo njeri mund te marre pjese. Kini kujdes se fajtori nuk mban pergjegjesi per oret e humbura te gjumit, ose notat e ulta qe mund te shkaktohen nga chati.

Menuja

Projekti
Ne kete menu do te gjeni informacion mbi netedy, historine dhe stafin e fajtori.

Menuja
Hyrje
Faqja e hapjes e fajtori ku do te gjeni lajmet me te fundit nga shume tema te ndryshme.

Llogaria ime
Pasi te jeni rregjistruar dhe te jeni identifikuar ju jepet mundesia te futeni ne llogarine tuaj ku ju mund te ndryshoni informacionin e regjistrimit, fjalekalimin dhe shume gjera te tjera sipas preferencave tuaja.

Administrimi
Kjo faqe eshte vetem per administratoret e faqes fajtori.

Largohu
Sa here qe largoheni nga kompjuteri mos harroni te klikoni mbi Largohu dhe te mbyllni dritaren. Studentet qe vizitojne nga shkolla duhet te bejne shume kujdes per kete pasi te njejten kompjutera perdoren nga shume studente qe mund te futen ne llogarine tuaj dhe te ndryshojne fjalekalimin. Sa here qe largoheni nga kompjuteri mos harroni te klikoni fjalen Largohu.

Postimet e reja
Te rejat me te fundit mbi projektin fajtori.

Anetaret
Lista e anetareve te fajtori. Keta anetare jane te regjistruar dhe me aktivitetin me te larte ne forum ne baze te postimeve dhe pelqimeve.

Kryeartikujt
Kjo eshte nje faqe e thjeshte qe rendit artikujt me te rendesishm te fajtorit

Temat
Ketu mund te shikoni nje liste te te gjitha temave qe vizitoret po diskutojne. Cdo teme ka nga nje fotografi. Duke klikuar mbi fotografine ju do te vizitoni faqen per ate teme ku do te gjeni artikuj te ndryshem qe vizitoret kane postuar. Nqs jeni rregjistruar ju mund te komentoni mbi nje artikull.


Kontributi juaj
Nqs jeni te regjistruar dhe te identifikuar ju mund postoni artikuj mbi tema te ndryshme. Kjo do sherbeje ne rritjen e aktivitetit te forumit.

Kryelista
Nje liste e thheshte e artikujve me te lexuar, seksioneve me te lexuar/vizituar, anetareve me aktiv dhe sondazheve.

Rekomandime
Rekomandojani faqen fajtori nje shokut/shoqes tuaj duke i derguar nepermjet rrjeteve sociale.

Pyetesori
Pytje/Pergjigje qe vizitoret kane per fajtori

Kerko
Kerkoni te gjitha faqet e fajtori per disa fjale te caktuara.


Shpresojme te kemi bere te qarte ndryshimet dhe perdorimin e versionit te fajtori. Nqs keni pyetje, gjera te paqarta, ose thjesht komente mbi komunitetin mund te beni email tek info@albaniarc.com, ose te perdorni chatin dhe forumet.

Kjo faqe do vazhdoje te ndryshoje me me shume informacion per komunitetin, dhe do te jete si manual per perdorimin e Fajtori.
#14
Rregullorja & Njoftime / Mirembajtja e forumit.
Last post by Administrator - May 24, 2024, 06:55 PM
Nese deshironi te ndihmoni forumin, mund te vini re qe poshte cdo shkrimi ka dhe nje buton REPORT! Shume shkrime nuk mund te monitorohen gjithmone, por nese vini re nje shkrim qe ka nje ofendim, nje shkrim qe nuk i perket kategorise apo cdo gje tjeter qe mendoni se nuk qendron ne ate shkrim, ju lutem klikoni REPORT dhe shkruani arsyen qe mendoni!

Duke kryer kete veprim ju do kontribuoni drejtperdrejt ne administrimin e forumit dhe do lehtesoni shume punen e moderatoreve per te mbajtur nje forum sa me te organizuar!

Dhe ne fund, mos harroni qe jemi ketu per t'u argetuar, per te mesuar nga njeri tjetri dhe ne nje ambient qe e krijojme ne vete! :)
#15
Përmbajtja e temës!
1. Çfarë është llogaria ime, pseudonimi dhe fjalëkalimi?
2. Pse duhet të regjistrohem dhe a është i detyrueshëm regjistrimi?
3. Çfarë kushtesh duhet të plotësoj për krijimin/regjistrimin e saj?
4. Lexoni rregulloren e forumit Fajtorit!
5. Si mund të regjistrohem/krijoj një llogari në forum.fajtori.net?


C'fare eshte llogaria ime?


Llogaria përbëhet nga një emër/pseudonim i cili mbrohet me fjalëkalim personal. Mund të futeni me llogarinë tuaj nga të gjithë ato kompjutera që janë të lidhur me internet.




Cfare eshte pseudonimi/emri?


Emri i regjistrimit është emri ose pseudonimi që JU keni zgjedhur të identifikoheni apo shkruani në forum. Emrin tuaj nuk mund ta përdorë një vizitor i dytë, pasi ta keni regjistruar atë. Një emër mund të regjistrohet vetëm një herë, në këtë mënyrë JU do të jeni përgjegjës për postimet që shkruani në forum.


Sugjerojmë të zgjidhni një emër të shkurtër, pse jo në shqip i cili mund t'ju përfaqësojë JU denjësisht në forum!




Cfare eshte fjalekalimi?


Fjalëkalimi është një fjalë sekrete. Detyra e tij është të mbrojë llogarinë tuaj nga njerëzit e tjerë, pra vetëm ju dhe vetëm ata persona që janë në dijeni të fjalëkalimit tuaj mund të futen me llogarinë tuaj. Fjalëkalimi mund të përmbajë gërma dhe numra. Shembull: Fajtori123 ose Forum123 .


Gjithashtu, duhet të kini parasysh që fjalekalimi është i ndjeshëm përsa i përket gërmave nëse ato janë mëdha apo të vogla: forumFajtori nuk është i njëjtë me shqiptar apo SHQIPTAR. Ka të bëje shumë fakti se cilat gërma janë të mëdha dhe cilat janë të vogla.



Pse duhet të regjistrohem dhe a është i detyrueshëm regjistrimi?

Regjistrimi nuk është i detyrueshëm dhe ju si vizitor keni të drejtë të lexoni pa asnjë problem Fajtori!
Regjistrohuni dhe komunikoni me shqiptarë anëmbanë botës, duke mos përjashtuar shërbimet që do ju mundësohen si anëtar/e i/e regjistruar:


1. Të postosh tema të reja.
2. Të përdorësh sistemin e kërkimit.
3. Tu përgjigjesh temave që janë hapur nga anëtarët e tjerë.
4. Të shkëmbesh mesazhe private me anëtarët e forumit.
5. Të krijoni një listë miqsh në forum me anëtarë që më parë nuk i njihnit.
6. Shumë shërbime të tjera që do të shtohen në të ardhmen.


Kushtet që duhet të plotësoni për krijimin/regjistrimin e saj?

Të regjistrohesh në forum është tepër e thjeshtë dhe pa shpenzime. Është i jo i detyrueshëm aktivizimi i llogarisë nëpërmjet postës elektronike, ndaj edhe kushti i vetëm është se ju duhet një adrese e saktë elektronike,ne raste probleme me passwordin! Adresa mund të përdoret vetëm njëherë, pra ju nuk mund të regjistroni 2 llogari të ndryshme më të njëjtën adresë elektronike. Zgjidhni një pseudonim/emër që nuk gjendet në forum dhe një fjalëkalimin tuaj personal.

Vini re: Regjistrimi nuk kerkon nje poste elektonike te vlefshme.
#16
Rregullorja & Njoftime / Rregullorja e forumit!
Last post by Administrator - May 24, 2024, 06:46 PM
RREGULLORJA E FORUMIT FAJTORI


Rregullorja e forumit forum.fajtori.net është një listë e thjeshtë dhe e qartë e rregullave që çdo anëtar/e i këtij forumi duhet ti respektoj.
Kjo rregullore është e nevojshme për te ruajtur mbarëvajtjen e forumit. Respektimi i normave të etikës shoqërore favorizon krijimin e një atmosferë të këndshme për pjesëmarrje dhe rrjedhimisht ecurinë e forumit.

• Gjuha zyrtare e forumit është gjuha shqipe!

. Në këtë forum është mirë të përdoret gjuha letrare shqipe.
. Përdorimi i dialekteve Toskë dhe Gegë lejohen në pamundësi të njohjes se gjuhës letrare shqipe.
. Diskutimi në gjuhë të huaj lejohet vetëm në nënforume të caktuara. Mund të lejohet citimi në gjuhë të huaj i ndonjë fraze apo fjalie të shkurtër të ndonjë autori të huaj.

•Nuk lejohen reklamat, propaganda, ofendime personale, racizmi!

Nuk lejohet të dërgoni materiale të rreme, diskretituese, të pasaktë, fyes, vulgare, urryes, ngacmuese, të pahijshme, të parespektueshme, me përmbajtje pornografike, kercënues, cënues të privatësisë së personave, materiale për të rritur, ose ndryshe materiale që dhunojnë ndonjë ligj Ndërkombëtar. Propaganda e çfarëdo forme është rreptësisht e ndaluar. Forumi Fajtori ju jep një mundësi që të shprehni mendimin tuaj dhe jo të propagandoni. Nuk do të tolerohet racizmi drejtuar individëve apo shoqërive dhe të gjithë ata që mbrojnë apo shprehin këto mendime do të përjashtohen nga forumi. Spam, flooding, reklamat, janë gjithashtu të ndaluara në këtë forum.

•Respektoni të drejtën e autorit!

Materiali që sillni në forum në lidhje me një teme të caktuar diskutimi, duhet të jetë i shoqëruar me burimin nga është marrë, më konkretisht: emrin e autorit ose të faqes dhe mundësisht datën e botimit.
Me anëtarësimin tuaj ju keni rënë dakord të mos dërgoni materiale pa pasur të drejtën e autorit, ose një miratim me shkrim për materialin e kopjuar nga zotëruesi. Stafi i forumit do të ndërhyjë në rast shkelje ose abuzimi të së drejtës së autorit. Gjithashtu, të gjithë ata që përdorin ose kopjojne materiale nga forumi psikologji.net, duhet të shtojnë forum.fajtori.net dhe emrin e autorit nëse ka si burim të materialit të ripublikuar. Forumi Fajtori respekton të drejtën e autorit, kështu duhet të bëni dhe ju.

•Regjistrimi, të drejtat dhe përgjegjësitë tuaja!

Ju keni mundesinë, të zgjidhni emrin tuaj ndërkohë që regjistroheni. Ne ju këshillojmë ta përvetësoni këtë emër. Me këtë emër që ju po regjistroheni, bini dakord të mos e jepni fjalëkalimin tuaj asnjë personi përveç administratorit, për mbrojtjen tuaj dhe për arsye vlefshmërie. Ju gjithashtu bini dakord që ASNJEHERË të mos përdorni emrin e ndonjë personi tjetër për cfarëdolloj arsyeje. Ne ju rekomandojmë të perdorni një fjalëkalim kompleks dhe unik për emrin tuaj, në mënyrë të atillë që të parandaloni vjedhjen e emrit tuaj. Pasi regjistroheni dhe hyni në këtë forum, do të jeni në gjendje të krijoni një profil të detajuar. Është përgjegjësia juaj të jepni një informacion të pastër dhe të saktë. Çdo informacion që përcaktohet nga zotëruesi i forumit ose stafi si i pasaktë ose vulgar në natyrë do të fshihet, me ose pa një lajmerim paraprak. Sanksionet e duhura mund të jenë të zbatueshme.

Mesazhet e postuara shprehin pikëpamjet e autorit, dhe jo domosdoshmërisht pikëpamjet e këtij forumi, stafit të tij, ndihmësve, ose zotëruesit të këtij forumi. Çdokush që mendon që nje mesazh apo material i dërguar është i pakëndshëm, është i mirëpritur të njoftoj menjëherë administratorin ose pjesëtar të stafit të këtij forumi. Stafi dhe zotëruesi i ketij forumi kanë të drejtën të heqin përmbajtjet e pakëndeshme, brenda një kohe të arsyeshme, në qoftë se përcaktojnë që heqja e këtyre mesazheve është e nevojshme.

Ju jeni vetë pergjegjës për përmbajtjen e mesazheve të dërguara. Për më tepër, keni rënë dakord të siguroni dhe të mbani të parrezikuar zotëruesit e këtij forumi, çdo faqe te lidhur me këtë forum, stafin e tij, dhe ndihmësit e tij. Zotëruesit e këtij forumi kanë të drejtën për të zbuluar identitetin tuaj (ose çdo të dhënë tjetër të ruajtur në këtë servis).

•Aktiviteti i antareve te saporregjistruar
Aktiviteti i antareve te saporregjistruar eshte shum i rendesishem per forumin pasi kurrsesi nuk mund te lejojme qe dikush te rregjistrohet e te shqetesoje Antaret e rregullt te forumit, kshuqe ju ftojme te merrni pjese ne forumet qe ju pershtateni me shume ne menyr qe te njiheni me antaret tjere te forumit.

Vini re!

Këto janë vetëm rregullat e përgjithshme të Forumit Forum.Fajtori.net Lexoni këto rregulla para se të abonoheni në temat e nënforumeve, që të shmangni keqkuptimet dhe pakënaqësitë. Kemi besimin e plotë se ju do ti shikoni këto rregulla si të drejta dhe do të hasim në mirëkuptimin tuaj, mirëkuptim që bën të mundur mbarëvajtjen e komunitetit tonë.

Vërejtjet dhe sugjerimet e anëtarëve të forumit janë të mirëpritura.

Ju falenderojmë për kohën që shpenzoni në këtë forum!

Stafi i Fajtori.Net
#17
Ndihmoni njëri-tjetrin / Kur hapni një temë të re...
Last post by Administrator - May 16, 2024, 06:11 AM
Ne menyre qe te shmangen keqkuptimet per mbylljen e temave qe hapni,ju lutem te ndiqni keto udhezime sa here hapni nje teme te re.

-Beni gjithmone nje kerkim qe ka te beje me idene tuaj reth temes ne titull ose fjale kyce,per te pare ekziston kjo teme apo jo.
-Kur hapni temen,pervec titullit,mundohuni te pershkruani dicka si hyrje,per te orientuar postuesit ne vijim se si te pergjigjen.
-Mos hapni tema te perafert me tema te tjera sepse tema te tilla do te mbyllen!

Ju faleminderit!
#18
Prezantimi juaj / Lexoni rregulloren para se të ...
Last post by Administrator - May 16, 2024, 06:02 AM
Përshendetje anetar/e i/e nderuar !

Së pari ju falenderojmë që zgjodhët Forum.Fajtori.Net -
Ky nen-forum e ka emrin "Prezantohuni" dhe është hapur me qëllim që të gjithë anëtaret e këtij forumi të njihen mes njeri-tjetrit dhe të kenë mundësinë që të shkruajnë diçka rreth vetes.
Pra të gjithë anetarët e këtij forumi janë të lutur që të prezantohen!
Ju lutemi që në prezantim të jeni sa më të sinqerte dhe serioz!
Titulli i prezantimit le të jetë emri juaj apo nëse dëshironi edhe pseudonimi.
Ça duhet të perfshini në prezantim:

* - Si quheni?
* - Sa vjeç jeni?
* - Ku banoni?
* - Gjëndja juaj shoqerore: beqar/e, i/e martuar, i/e divorcuar, me fëmije?
* - Çfarë shkolle po bëni apo keni mbaruar?
* - Çfarë profesioni keni?
* - Çfarë hobi dhe interesash keni?
* - Dëshirat dhe ënderrat tuaja?
...etj.
Po ashtu mund të vendosni fotografinë tuaj, normal sipas dëshirës tuaj.

Me respekt Stafi i Forum.Fajtori.Net