Pershkrimi i versionit fajtorit

Started by Administrator, May 24, 2024, 07:03 PM

Previous topic - Next topic
Faqja ka shume avantazhe. Te gjitha faqet jane dinamike. Kjo do te thote qe sa here qe ju do te vizitoni fajtori do te gjeni material te ri mbi historine, muziken, letersine, lajmet e fundit dhe shume tema te ndryshme. Gjithashtu, vizitoreve u jepet mundesia te shprehin mendimet e tyre ne vete faqet e projektit. Kjo do te sqarohet me poshte.

Tani do fillojme procesin e hapjes se faqes....

Ne krye te faqes do shikoni logon e Fajtori.
Ne menune poshte logos do te gjeni.....

Menuja

Rregjistrohu
Te gjithe vizitoret duhet te regjistrohen per te hapur faqet e fajtori dhe per tu dhene mundesia per te postuar mendimet e tyre. Kjo do te thote qe ju duhet te mbani mend dhe nje emer dhe fjalekalim tjeter. E dime qe ju keni shume per email, forum, chat por u premtojme se kjo do jete llogaria e fundit.

Historia
Ky version do jete i njejte me te ate te vjetrin. Ketu do te gjeni materiale te shkeputura nga libra te ndryshem Shqiptare dhe te huaj per historine e Shqiperise.

Muzike
Kjo faqe do te jete gjithashtu e njejte. Faqja e muzikes do hapet ne nje dritare te re dhe nuk ka ndryshuar nga ajo e vjetra. Klikoni mbi butonin e muzikes per te degjuar mbi 700 kenge shqiptare nga me shume se 50 kengetare.

Letersia
Ky button do tu drejtoje ne faqen e letersise ku ju jepet mundesia te shfletoni me qindra faqe dhe te lexoni vjershat e Naimit, Cajupit dhe shume poeteve te tjere.
Ne kete seksion do te postojme dhe shume poezi nga vizitoret tane te talentuar.

Lajme
Ne faqen e lajmeve do te gjeni lidhje direkte me shume agjenci lajmesh. Mund te degjoni emisione te ndryshme lajmesh me audio dhe video nepermjet valeve te internetit.

Forum
Duke shtypur kete buton do te hapet nje dritare e re per forumin shqiptar. Forumi u jep mundesine te diskutoni mbi shume tema me vizitore te tjere.

Chat
Ky eshte seksioni me i famshem i fajtori pas muzikes pasi u jep mundesine shqiptareve te llafosen me njeri tjetrin nga e gjithe bota. Kjo eshte dhoma me e vizituar ne internet dhe do te gjeni te pakten 100 vizitore ne cdo kohe te dites dhe nates te gatshem per nje dore muhabet ne shqip. Shumica e vizitoreve jane ne moshe te re por cdo njeri mund te marre pjese. Kini kujdes se fajtori nuk mban pergjegjesi per oret e humbura te gjumit, ose notat e ulta qe mund te shkaktohen nga chati.

Menuja

Projekti
Ne kete menu do te gjeni informacion mbi netedy, historine dhe stafin e fajtori.

Menuja
Hyrje
Faqja e hapjes e fajtori ku do te gjeni lajmet me te fundit nga shume tema te ndryshme.

Llogaria ime
Pasi te jeni rregjistruar dhe te jeni identifikuar ju jepet mundesia te futeni ne llogarine tuaj ku ju mund te ndryshoni informacionin e regjistrimit, fjalekalimin dhe shume gjera te tjera sipas preferencave tuaja.

Administrimi
Kjo faqe eshte vetem per administratoret e faqes fajtori.

Largohu
Sa here qe largoheni nga kompjuteri mos harroni te klikoni mbi Largohu dhe te mbyllni dritaren. Studentet qe vizitojne nga shkolla duhet te bejne shume kujdes per kete pasi te njejten kompjutera perdoren nga shume studente qe mund te futen ne llogarine tuaj dhe te ndryshojne fjalekalimin. Sa here qe largoheni nga kompjuteri mos harroni te klikoni fjalen Largohu.

Postimet e reja
Te rejat me te fundit mbi projektin fajtori.

Anetaret
Lista e anetareve te fajtori. Keta anetare jane te regjistruar dhe me aktivitetin me te larte ne forum ne baze te postimeve dhe pelqimeve.

Kryeartikujt
Kjo eshte nje faqe e thjeshte qe rendit artikujt me te rendesishm te fajtorit

Temat
Ketu mund te shikoni nje liste te te gjitha temave qe vizitoret po diskutojne. Cdo teme ka nga nje fotografi. Duke klikuar mbi fotografine ju do te vizitoni faqen per ate teme ku do te gjeni artikuj te ndryshem qe vizitoret kane postuar. Nqs jeni rregjistruar ju mund te komentoni mbi nje artikull.


Kontributi juaj
Nqs jeni te regjistruar dhe te identifikuar ju mund postoni artikuj mbi tema te ndryshme. Kjo do sherbeje ne rritjen e aktivitetit te forumit.

Kryelista
Nje liste e thheshte e artikujve me te lexuar, seksioneve me te lexuar/vizituar, anetareve me aktiv dhe sondazheve.

Rekomandime
Rekomandojani faqen fajtori nje shokut/shoqes tuaj duke i derguar nepermjet rrjeteve sociale.

Pyetesori
Pytje/Pergjigje qe vizitoret kane per fajtori

Kerko
Kerkoni te gjitha faqet e fajtori per disa fjale te caktuara.


Shpresojme te kemi bere te qarte ndryshimet dhe perdorimin e versionit te fajtori. Nqs keni pyetje, gjera te paqarta, ose thjesht komente mbi komunitetin mund te beni email tek info@albaniarc.com, ose te perdorni chatin dhe forumet.

Kjo faqe do vazhdoje te ndryshoje me me shume informacion per komunitetin, dhe do te jete si manual per perdorimin e Fajtori.